Aksion-gueril në Tetovë: Kur semafori s’punon është njëjtë sikur të mos ekzistojë!

Në Tetovë dje është zhvilluar aksion gueril, që mban mesazhin: “Kur semafori s’punon është njëjte sikur të mos ekzistojë!”, njofton Portalb.mk.

Ky aksion, siç njoftojnë nga grupi i artistëve aktivistë, ka për qëllim të vë në qendër të vëmendjes semaforët në udhëkryqin pranë Universitetit të Tetovës dhe Shkollës së Mesme Medicinale “Nikola Shtejn” në rrugën e Ilindenit, ngaqë ata nuk punojnë.

“Semaforët në fjalë nuk punojnë një kohë më të gjatë, kurse komuna ende nuk ka ndërmarrë asnjë masë për rregullimin e komunikacionit në këtë vend. Si pasojë e mosfunksionimit të këtij semafori, në këtë aks rrugore kanë ndodhur një numër i madh i aksidenteve mobilistike. Jo më larg se para dy ditësh në këtë vend pati një aksident mobilistik, i cili fatmirësisht rezultoi pa viktima”, thuhet në kumtesën e grupit aktivist.

Krahas vënies në qendër të vëmendjes së problematikës në fjalë, nëpërmjet këtij aksioni gueril grupi i artistëve aktivistë kanë pyetur: Ku janë autoritetet lokale dhe pse taksapaguesit nuk e marrin trajtimin e merituar?

Sipas tyre, kjo mund të jetë edhe njëri nga faktorët e aksidenteve rrugore në Tetovë, që sipas statistikave të tyre “ka një rritje prej 22 përqind”.

Aksion-gueril në Tetovë: Kur semafori s'punon është njëjte sikur të mos ekzistojë!
Aksion-gueril në Tetovë: Kur semafori s’punon është njëjte sikur të mos ekzistojë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button