Deponia rajonale në Debarcë nuk do të ndërtohet

Komision qeveritar i shkallës së dytë e rrëzoi vendimin që parashikonte që në rrethin e fshatit Godivje të Debarcës të përcaktohet lokacion në të cilin do ndërtohet deponia me aparaturë për trajtimin e mbeturinave. Lënda është kthyer sërish të shqyrtohet në Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor. Arsyeja që të merret ky vendim është se nuk janë respektuar procedurat ligjore për miratimin e dokumentacionit të projektin për krijimin e një sistemi të integruar për administrimit të mbeturinave në rajonin e planifikimit Jug-perëndim, njofton META.

– Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, sipas deklaratës nga Ana Petrovska, sekretare shtetërore për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, heq dorë nga ideja që fshati Godivje, komuna e Debrcës, të jetë vendndodhja për një impiantin rajonal për menaxhim me mbeturinat – ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i Komunës së Debrcës, Zoran Nogaçeski.

Ndërsa Petrovska sqaroi se studimi ishte rishikuar dhe ideja me të cilën parashikohej ndërtimi një deponie sanitare rajonale në Debrcë ishte braktisur.

“Ne e braktisëm idenë për ndërtimin e një deponie në Godivje, madje edhe jemi duke e analizuar mundësinë që për shkak të menaxhimit më ekonomik të mbeturinave ajo deponi të mos jetë fare në pellgun e Liqenit të Ohrit, që në fakt ishte edhe angazhim i organizatave të shoqërisë civile”, tha ajo.

Kryetari i komunës së Debarcës vuri në dukje se kjo fitore ka një dimension epik, si për të kaluarën e Debarcës ashtu edhe për të ardhmen ekologjike. Ai theksoi se komuna mbetet e përkushtuar në angazhimin e tyre për ta mbajtur Debrcën të pastër dhe të pa ndotur, me trashëgimi të mbrojtur natyrore dhe kulturore botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button