Të vetmit përfitues nga kaosi në Astir, mbledhësit e skrapit

Një ditë pas shembjes së 33 objekteve në zonën e Astirit kanë mbetur vetëm gërmadhat, një pamje që flet më shumë për një fushëbetejë. Të vetmit që kanë dalë me fitim janë grumbulluesit e skrapit. Për situatën e të martës ka reaguar dhe Avokati i Popullit, sipas të cilit dhuna mund të ishte shmangur, njofton Ora News.

Kjo është pamja (shikoni videon) që lanë pas IKMT dhe policia një ditë pas shembjes së 33 banesave në zonën e Astirit

Një gërmadhë e vërtetë e mbetur si pas një beteje.

Efektivët e policisë nuk ndodhen më në zonë, as FNSH të gatshëm për të hedhur granatat me gaz lotsjellës, as punonjësit e IKMT-së në gatishmëri për shembjen e banesave të tjera.

E vetmja pasuri që ka mbetur për disa familje janë sende të zëna poshtë betonit.

Të vetmit përfitues në këtë situatë janë grumbulluesit e skrapit që nën gërmadhat e 33 objekteve prej orëve të mëngjesit kanë nisur punën për mbledhjen e hekurishteve.

Disa prej punëtorëve janë kontraktuar nga vetë familjarët për heqjen e hekurishteve.

Për të shmangur fatin e familjeve që disa prej orendive u janë zënë poshtë betonit, banorët e tjerë që preken nga projekti kanë nisur të zhvendosin sendet e tyre.

Ndërkohë të mërkurën Avokati i Popullit në një deklaratë zyrtare, deklaroi se pas inspektimeve të kryera rezulton se ndaj banorëve është përdorur dhunë, ndërsa banorët nuk kanë mundur të heqin orenditë e sendet shtëpiake.

Sipas avokatit, situata mund të ishte zgjidhur paqësisht dhe me konsensus, ndërsa i kërkon shpjegime policisë për përdorimin e gazit lotsjellës si mjet të parë.

Sipas të dhënave zyrtare, puna do vijojë sërish me prishje të tjera, ndërsa banorët, të cilëve do u shemben shtëpitë dhe bizneset, do të duhet të braktisin lagjen ku kanë jetuar e punuar prej më shumë se 20-vitesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button