fbpx

Itali, banda e shqiptarëve kapet me ‘Rolex-a’ dhe 4 mijë euro

Karabinierët arrestuan pesë shqiptarë në Marcianise, në zonën Caserta, për veprën penale grabitje.

Mediat fqinje raportojnë se grabitjet janë bërë në provincën e Avellino, njofton Ora News.

Sekuestrimi – Policia e Marcianise ndaloi makinën me pesë shqiptarë, duke gjetur brenda në të 4 mijë euro para të thata.

Më pas ata kontrolluan shtëpinë e tyre, ku ishin tre bashkatdhetarët e tjerë, ku u gjetën bizhuteri, Rolex dhe objekte të tjera të çmuara.

Nga hetimet e menjëhershme, doli se grupi shqiptar ishte përgjegjës për të paktën dy grabitje të kryera në Rotondi (Avellino) në 28 tetor dhe 5 nëntor.

Shqiptarët janë në pritje të komunikimit të masës së sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button