Meta dekretoi Xhaferllarin si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, njofton Ora News.

Burime nga Presidenca informojnë se sapo mbërriti në Rinas Presidenti firmosi dekretin për emërimin e vakancës se tij te dytë.

“Pasi administrova “Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e plotë) e shpallur nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019”, akte këto të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimet nr.132, datë 21.09.2019 dhe 133, datë 21.09.2019; pasi u njoha me të gjithë praktikën dokumentare të vendimmarrjes dhe vlerësimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, përcjellë fillimisht nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me shkresën nr. 553 prot., datë 08.10.2019 dhe plotësuar përfundimisht me shkresën e këtij organi me nr.714 prot, datë 07.11.2019; si dhe pasi vlerësova kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, pas zgjedhjes nga Kuvendi në datën 11.11.2019, të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim vendosa të,dekretoj Marsida Xhaferllari gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.”

Për vakancën e parë presidenti ka propozuar Besnik Mucin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button