Ministria do ta pastrojë deponinë e Shutkës, banorët pyesin se “a do të mbushet sërish nga Dudushi?” (FOTO)

Në vendimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për pastrimin e tri deponive të egra në territorin e komunës së Shuto Orizares, është edhe deponia për të cilën për të cilën ka raportuar vazhdimisht Portalb.mk.

Kjo u kuptua sot nga koordinatat të cilat i ka deponia e identifikuar si RAIL 057, në Planin rajonal për menaxhim me mbeturina të miratuar në vitin 2016-të, e të cilat të dërgojnë në lokacionin e deponisë në fjalë.

Plani rajonal për menaxhim me mbeturina, 2016
Plani rajonal për menaxhim me mbeturina, 2016
Lokacioni nga koordinatat që gjenden në deponinë e identifikuar si RAIL 057 në Planin rajonal për menaxhim me mbeturina të miratuar në vitin 2016
Lokacioni nga koordinatat që gjenden në deponinë e identifikuar si RAIL 057 në Planin rajonal për menaxhim me mbeturina të miratuar në vitin 2016

Në dokumentacionin e bashkëngjitur te vendimi për pastrim të tri deponive të egra në Shuto Orizare, thuhet se ata përbëjnë sasi prej 6.523 metër kub, ndërkaq, për këtë shërbim është paraparë buxhet në vlerë prej 4.965.000,00 denarë. Pas kësaj ndërmarrjet aplikuese por që nuk e kanë fituar tenderin kanë të drejtë ankese në afat prej dhjetë ditësh nga shpallja e vendimit për zgjedhjen e ofertës më të volitshme.

Me të kuptuar lajmin se do të pastrohet deponia, banorët shtruan disa pyetje:

“A do të thotë kjo se do t’i bëjnë vend Kurtos që të gjuajë mbeturina të reja? Është e rëndësishme të dihet se çfarë do të ndodh pasi të pastrohet ajo deponi dhe ku do të përfundojë mbeturina që deri tash është hedhur në këtë lokacion”, reagoi banorja.

Ky reagim i banorëve vjen ngaqë paraprakisht Portalb njoftoi se personi që u ndesh nga redaksia jonë duke hedhur mbeturina, ka pasur leje për të hedhur mbeturina nga kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, dhe për këtë, hedhësi nuk është sanksionuar fare.

Nga Inspektorati i Shuto Orizares ka njoftuar se tash për tash është duke u mirëmbajtur deponia.

Hedhësi i mbeturinave
Hedhësi i mbeturinave. 17 korrik 2019

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button