Zeqir Ramçilloviqi është zgjedhur për nënkryetar të Kuvendit të RMV-së

Deputeti i pavarur, Zeqir Ramçilloviq është zgjedhur për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), transmeton Portalb.mk.

Kjo erdhi pasi 62 deputetë votuan “për”, e ndërkaq 12 ishin “kundër”.

Ramçilloviqi për nënkryetar të Kuvendit u propozuar nga grupi parlamentar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Grupi i opozitares VMRO-DPMNE ka kritikuar ashpër këtë propozim, pasi sipas tyre, është duke u bërë tregti në Kuvend me zgjedhjen e tij.

“Politika e sotme, tregti i Kuvendit maqedonas, është dëshmi se puhsteti funksionon në bazë të parimit – kënaqe funksionarin, jepi pozitë, dhe lëri pas dore votuesit që ia kanë dhënë mandatin. Kjo zgjedhje është me afat të shkurtër. Ai i cili që pranon një tregtim të tillë, për afat më të gjatë s’do ta ketë përkrahjen e votuesve të cilët ia kanë dhënë mandatin që t’i përfaqësojë”, tha depueti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

Kritika ndaj Ramçilloviqit ka dërguar edhe deputeti Vllatko Gjorçev gjithashtu nga VMRO-DPMNE-ja.

Nuk ka munguar edhe reagimi i Ramçilloviqit, i cili kritikat i ka cilësuar si ofendim jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj komunitetit boshnjak.

“Me të vërtetë jam i habitur. Të keni turp nga gënjeshtrat të cilat i thatë. Si kandidat për nënkryetar nuk do të ulem në nivelin tuaj në të cilin ju keni rënë. Nuk e keni ofenduar vetëm kandidatin Ramçilloviq, por edhe komunitetin boshnjak. Ju më së paku mund të flisni për nder dhe ndershmëri, por edhe tregti politike”, tha Ramçilloviqi.

Ramçilloviqi ishte pjesë i grupit të deputetëve të cilët u përjashtuan nga VMRO-DPMNE-ja pasi votuan për ndryshimet kushtetuese që u parapanë me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës. Në postin e nënkryetarit vjen pasi Vesel Memedi dha dorëheqje. Ndërkaq, që nga 1 nëntori në Parlament funksionon si deputet i pavarur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button