Lebet: Lëvizja e kufijve nuk krijon paqe të qëndrueshme

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet ka folur sot për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Koha.net.

“Unë nuk mund të përmbahem pa e trajtuar çështjen e dialogut me Serbinë. Historia ka dhënë prova të mëdha se nxitimi për një marrëveshje ose lëvizja e kufijve nuk krijon paqe të qëndrueshme. Unë e kuptoj që diskutimet brenda koalicionit tuaj (LVV-LDK) do ta pranojnë këtë realitet dhe do të doja t’iu komplimentoja për këtë”, tha Lebet duke iu drejtuar kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai mori pjesë në Festivalin Multikulturorë të organizuar nga Zëri i Romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, derisa tha se papunësia është murtajë për qytetarët e vendit.

Sipas tij, qendrat pas shkollës duhet të institucionalizohen, sepse fëmijët në vend se të jenë në shkolla po ndodhen në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button