Blerja e autobusëve nga Komuna e Tetovës, Ministria: Projekt dokumentacioni është në fazën finale

Procedura për blerjen e autobusëve të transportit publik në Tetovë është në fazën finale të përpilimit të projekt dokumentacionit, kjo do të thotë që Komuna ende nuk ka aplikuar për marrje të kredisë në Bankën Botërore, transmeton Portalb.mk.

Përgatitja e projekt dokumentacionit vjen pasi paraprakisht është aprovuar dokumentacioni teknik për të cilën u njoftua dje në seancën qeveritare të mbajtur në Tetovë.

“Nëpërmjet projektit për përmirësim të shërbimeve komunale, i implementuar nga Ministria e Financave me mbështetjen e Bankës Botërore dhe KE, është aprovuar dokumentacioni teknik i Komunës së Tetovës për prokurimin e autobusëve”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Nga Ministria e Financave njoftojnë se pas përfundimit dhe aprovimit të projekt dokumentacionit duhet të nënshkruhet marrëveshje finale për sigurimin e kredisë me Bankën Botërore. Më pas nga ana e Komunës së Tetovës duhet të hapet thirrje për prokurim publik për blerjen e autobusëve.

“Momenti i parë është dokumentacioni teknik, me të cilën ata tregojnë se duam të aplikojmë. Ne themi se po është në rregull të aplikohet për atë çështje-autobusët. Pastaj vijon projekt dokumentacioni, projekti konkret me të gjitha detajet, që siç e di është në fazë finale. Në fund pasi të jetë finale, nënshkruhet marrëveshje dhe më pas hapet thirrje për prokurim publik dhe më pas i blejnë”, njoftojnë nga Ministria e Financave.

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës në shtator të këtij viti për herë të dytë e ka themeluar ndërmarrjen për transport publik “Tetova Transport”, pasi e para nuk ka arritur të vihet në funksion dhe e njëjta ka pushuar së vepruari automatikisht shkaku i afateve ligjore për funksionalizim të së njëjtës.

LEXO: Komuna e Tetovës dy herë themelon ndërmarrjen për transport publik, por autobusë s’ka
LEXO: Komuna e Tetovës ende nuk ka aplikuar në Bankën Botërore për autobusët e transportit publik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button