Krijimtari urbane për të uruar ditën e çlirimit të Shkupit, 13 Nëntorin

Një grup i artistëve, me rastin e festës së qytetit të Shkupit – 13 Nëntori, dita e çlirimit nga okupatori fashist, Qytetit të Shkupit i kanë dhuruar një urim të shkëlqyer: rregullim dhe fotografim të elementeve rreth Sallës Universale, njofton Portalb.mk.

“I dashuri ynë, Shkupi. Ti je qytet që ka përballuar katastrofa të papara, ti je qytet që për çdo ditë rrjedh gjak nëpërmjet kontejnerëve të djegur dhe Vardarit të ndotur, por ti je edhe qytet i mijërave të dashuruarve, qytet i pëllumbave dhe kavalierëve të Çairit. Ti je qyteti i vetëm në të cilin jemi në shtëpi.Ti je feniks, ti je qyteti ynë, ti je qyteti i solidaritetit. Përmbaju Shkupi për ne, për ty, për gjeneratat e ardhshme shkupjanë! Të duam dhe gjithmonë do të jemi këtu për ty, dhe në të mirë dhe në të keqe. Urime ditëlindjen, gëzuar 75 vjet liri!”, uruan artistët.

Krijimtari urbane për të uruar ditën e çlirimit të Shkupit, 13 Nëntori
Krijimtari urbane për të uruar ditën e çlirimit të Shkupit, 13 Nëntori

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button