RMV, gjykimi për “Reketin” do të fillojë më 3 dhjetor

Gjykimi për rastin “Reket” do të fillojë me 3 dhjetor, njofton Portalb.mk.

Në rastin “Reket”, të akuzuar janë Bojan Jovanovski (Boki 13), Zoran Milevski (Zoki Kiçeec) dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Nga Gjykata Penale kanë njoftuar se sipas sistemit AKMIS, lënda është shpërndarë te këshilli gjykues, me të cilin kryeson Vaska Nikollovska-Masevska.

Gjykimi vjen pasi në tërësi u miratuar akuza për rastin “Reket”, në të cilin të akuzuara janë, Bojan Jovanovski (Boki 13)Zoran Milevski-Kiçeec dhe ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva

Nga ana tjetër, në paraburgim janë Boki 13 dhe Janeva, e ndërkaq Kiçeeci është në arrest shtëpiak.

Ndryshe, në rastin “Reket, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna MandiqKristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button