Për një lëkurë të shëndoshë, ja si të laheni në dimër

Nëse në verë larja ishte e përditshme, ekspertët thonë se me ftohjen e temperaturave tashmë duhet të lahemi vetëm 2 deri në 3 herë në javë. Në vijim sugjerohet edhe mënyra e duhur për një dush sa më efikas dhe që mbron lëkurën.
 
Në një tas hidhni 3 pika vaj esencial dëllenje, dhe më pas 6 pika vaj me esencë limoni si dhe 3 lugë kripë deti të cilat duhen përzier mirë.
 
Më tej këtë masë hidheni në vaskë dhe mbusheni me ujë deri në temperaturën 36-37 gradë celsius, ndërsa në vijim mbajeni trupin brenda vaskës për rreth 15 minuta.
 
Nëse veproni rregullisht në këtë mënyrë do shikoni një lëkurë të lëmuar dhe një relaks të plotë të saj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button