Ish kryeministri Nikolla Gruevski shpëtoi nga rasti “Trajektorja”

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski ka shpëtuar nga rasti “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), pasi që siç konstatoi sot Gjykata, “është vejtërsuar lënda”, transmeton “Telma”, përcjell Portalb.mk.

Shpenzimet gjyqësore për këtë rast do t’i paguajë shteti.

Konstatimi i vjetërsisë së lëndës vjen pasi që avokati mbrojtës i Gruevskit, paraprakisht kishte dorëzuar kërkesë në Gjykatë për vlerësim të vjetërsisë së lëndës, ngaqë kanë kaluar 6 vjet që kur është kryer vepra për të cilën gjykohej Gruveski në “Trajektorja”, ndërkaq aktgjykim nuk ka pasur.

Shpalljen e lëndës si të vjetërsuar, prokurorja e PSP-së që e udhëheq lëndën, Lile Stefanova nuk ka dashur ta komentojë.

Ndërkaq, seanca e sotme për këtë rast sot nuk është mbajtur fare, për shkak se kryerësi i ekspertizës deri te gjykata ka dorëzuar vërtetim mjekësor se ka probleme shëndetësore.

Rasti “Trajektorja” ka të bëjë me procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, “Trajektorja” gjendet në procedurë dëshmuese dhe në të të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Ljupço Georgievski.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 ndërmorën disa veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i shfrytëzuan dhe i tejkaluan autorizimet e tyre. Me atë i shkaktuan dëm buxhetit prej së paku 155 milionë eurove.

Seancë gjyqësore sot është caktuar edhe për lëndën “Transportuesi” dhe për rastin e aksidentit në Laskarcë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button