U lëndua Salahu, nuk grumbullohet me Egjiptin

Mohamed Salahu është lënë jashtë ndeshjeve të radhës të Egjiptit kundër Kenias dhe Comoros si pasojë e një lëndimi në kyçin e këmbës, njofton Koha.net.

Egjipti ka konfirmuar mungesën e Salahut me fotografi që shfaqin sulmuesin e Liverpoolit me një mbrojtëse në kyçin e këmbës së tij të majtë, raporton “SkySports”.

Salahu shënoi në fitoren 3-1 të Liverpoolit ndaj Manchester Cityt të dielën para se të zëvendësohej në minutën e 87-të.

Ai është ankuar për dhimbje në kyç të këmbës që nga fitorja ndaj Leicesterit më 5 tetor, dhe është dashur të zëvendësohej kah fundi i ndeshjes ndaj Tottenhamit që e fituan 2-1 dy javë më parë.

Salahu ka shfaqur dëshirën e tij për të luajtur për vendin e tij, ka thënë Federata Egjiptiane e Futbollit, por është lënë jashtë pas një takimi mes mjekut të kombëtares, kryetrajnerit dhe kapitenit.

Ai u takua me skuadrën e Egjiptit në Kajro të martën në mëngjes dhe iu nënshtrua testeve, ka thënë EFA në një komunikatë për media.

Liverpooli ndeshjen e radhës e luan kundër Crystal Palacet më 23 nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button