Teuta Arifi me “agjendë të mbingarkuar”, s’ka arritur ta shqyrtojë prishjen e “të palarave në shesh”

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi nuk ka arritur ta shqyrtojë rastin e prishjes së ekspozitës së djeshme, ngaqë siç tha ajo, dje dhe sot ka pasur agjendë të mbingarkuar, transmeton Portalb.mk.

Ajo ka shprehur bindjen, se është demokrate me bindje, dhe jo vetëm në mënyrë deklarative.

“Meqenëse agjendat tona gjatë ditës së djeshme dhe gjatë ditës së sotme kanë qenë të mbingarkuara për të parë, nëse ka pasur eventualisht ndonjë shqetësim të mundshëm, ne atë do ta shqyrtojmë dhe normalisht gjithçka do të vlerësojmë dhe do ta zgjidhim në kuadër të asaj që është shprehje e lirë dhe demokraci e mirëfilltë. Unë jam demokrat me bindje, dhe nuk jam demokrat deklarativ, prandaj edhe njëherë them se shprehja e lirë është një prej vlerave kryesore të shoqërisë sonë”, tha Arifi para seancës qeveritare që u mbajt në Tetovë.

Ndryshe, para Pallatit të Kulturës në Tetovë, dje u mbajt ekspozita “Të palarat në shesh” ku u vendosën fotografi me disa premtime të parealizuara nga ana e kryetares së tanishme të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, të cilat pak minuta pas vendosjes, u larguan nga autoritetet e komunës.

Për rastin ka reaguar edhe kryeministri Zoran Zaev dhe Komiteti i Helsinkit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button