Seancë qeveritare në Tetovë për të kuptuar hallet dhe numëruar projektet që realizohen në Pollog (VIDEO)

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot është duke zhvilluar seancë në qytetin e Tetovës, për siç u kuptua nga fjalimi i kryeministrit Zoran Zaev, për të kuptuar hallet e banorëve të rajonit të Pollogut dhe numëruar projektet që janë duke u realizuar në rajonin e Pollogut, transmeton Portalb.mk.

Para seancës, Zaevi deklaroi se qëllimi i seancës qeveritare është që të merren informacione për Pollogun nga dora e parë.

Arifi - Zaevi
Arifi – Zaevi

“I kemi ftuar, që të marrim informata në interes të qytetarëve të këtyre komunave, nga dora e parë, dhe në pajtim të saj t’i dimensionojmë edhe politikat e tona të ardhme dhe vendimet për projektet”, tha Zaevi.

Nga ana tjetër, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi ka vlerësuar se seanca ka mundësuar bashkim të të gjitha komunave të Pollogut,

“Kjo mbledhje bashkon të gjitha komunat e rajonit të Pollogut dhe tregon edhe përkushtimin për decentralizimin e pushtetit”, tha Arifi. 

Në seancë të pranishëm janë kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave të Tetovës, Gostivarit, të Jegunovcës, Vrapçishtit, Bogovinës, Bërvenicës, Tearcës dhe Zhelinës.

Në vazhdën e kësaj seancë, sot në Tetovë aktivitete dhe mbikëqyrje në realizimin e projekteve në rrjedhë kanë realizuar edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimovski dhe drejtorë të ndërmarrjeve publike.

Seanca është përballur me protestë ku u kërkua masa më të rrepta për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit, e ndërkaq nga Aleanca për Shqiptarët kanë rikujtuar Qeverinë për projektet e premtuara por të parealizuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button