Pas intervistës famëkeqe, Mbretëresha Elisabeth në nerva e sipër i ka shkruar Diana-s një letër

Në vitin 1995 Princeshë Diana dha një intervistë për BBC-në që asokohe u quajt ‘intervista bombë’, pasi për herë të parë rrëfeu publikisht për problemet në martesën e saj. Gjatë intervistës ajo jo vetëm që aludoi për lidhjen e Princit Charles me Camilla Parker Bowles (që është edhe bashkëshortja e tij aktuale), por gjithashtu u hap për marrëdhënien e saj me James Hewitt. Në fakt, Diana fajësoi lidhjen e Charles-it me Camilla-n për krizën në martesën e tyre, njofton Revista Class.

Intervista u ndoq nga 20 milionë njerëz dhe pati një impakt të madh në publik, por ajo që u shokua më shumë ishte familja mbretërore. Sipas Cheatsheet, Mbretëresha Elisabeth reagoi menjëherë duke i dërguar një letër Princeshë Diana-s, ku e urdhëronte t’i jepte fund martesës menjëherë. Duke marrë parasysh rregullat strikte mbretërore, reagimi i mbretëreshës nuk na çudit aspak. Në fakt, Diana dhe Charles kishin firmosur një marrëveshje para martesës që asnjëherë nuk duhet t’i diskutonin në publik problemet dhe detajet e marrëdhënies së tyre. Me sa duket, princesha nuk e zbatoi këtë marrëveshje dhe i rrëfeu të gjitha gjatë intervistës me Martin Bashir.

Diana dhe Charles u divorcuan në vitin 1996, një vit pas intervistës së famshme dhe një vit para se Diana të ndërronte jetë në aksidentin tragjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button