Seanca në Tetovë, ASH-ja rikujtoi Qeverinë e RMV-së për projektet e parealizuara (VIDEO)

Para seancës qeveritare, dega e partisë së Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Tetovë ka rikujtuar në projektet e parealizuara por që u premtuan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe kryetarja e Komunë, Teuta Arifi se do të realizohen në Tetovë dhe rrethinë, transmeton Portalb.mk.

Altrim Mamuti nga ASh-ja ka pyetur:

1. Ku është premtimi për shkollën në Reçicë dhe në fshatin Sellcë.
2. Ku mbeti rregullimi i shtratit të lumit në fshatin Poroj!
3. Ku mbeti premtimi juaj se një kompani që prodhon rrymë nuk mund të menaxhojë me qendër turistike, këtu fjala ishte që kompanisë ELEM t’i merret e drejta e menaxhimit me Kodrën e Diellit!
4. Ku mbeti gazifikimi i qytetit!
5. Ku mbeti transporti publik!
6. Edhe sa dekada i duhen BDI-së që Tetova përfundimisht të bëhet me Teatër?
7. Aleanca për Shqiptarët gati 2 vite i është drejtuar me shkresë dhe kërkesë zyrtare Revizionit Shtetëror për t’iu bërë një revizion i rregullt komunës së Tetovës dhe spitalit klinik të Tetovës, dhe jo që nuk u është bërë një gjë e tillë por për ironi të fatit as që kemi marrë ndonjë përgjigje nga i njëjti institucion.
8. Ku mbeti transparenca e komunës së Tetovës që qytetarët e Tetovës të jenë të informuar se sa është borxhi publik i komunës.

Mamuti ka vlerësuar se në këto pyetje është e obliguar të përgjigjet Qeveria, pasi që siç tha ai, “qytetarët tanë për çdo ditë lëshojnë vendin për një jetë më të mirë”.

Seanca qeveritare është përballur edhe me protestë, ku u kërkuan masa më të rrepta për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në Tetovë, ndërkaq ajo vjen në kuadër të karvanit të seancave që do të zhvillohen në terren nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button