VMRO DPMNE në Tetovë protestoi kundër ndotjes së ajrit (VIDEO)

Dhjetra protestues nga partia maqedonase opozitare VMRO DPMNE protestuan sot në ora 18.00  kundër ajrit të ndotur në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Ata kërkuan masa më të rrepta nga Komuna e Tetovës, përndryshe kërkojnë dorëheqje nga kryetarja Teuta Arifi. Policia e ka bllokuar rrugën, që protestuesit mos të shkojnë deri te hyrja e komunës.

Deputeti i kësaj partie Goran Manojlovski rikujtoi mbylljen e fabrikës “Jugohrom”, duke shtuar se edhe pse ajo u mbyll, Tetova vazhdon të thyej çdo rekord sa i përket ajrit të ndotur.

“Protestojmë kundër ndotjes enorme të ajrit në Tetovë, përkundër masave të cilat i ka ndërmarrë qeveria edhe marrë parasysh atë që premtuan se do ta reduktojnë ndotjen e ajrit, nuk ka asnjë rezultat konkret. Jugohromi u mbyll edhe ngelën pa punë shumë njerëz kurse Tetova përsëri thyen çdo rekord për ajrin e ndotur. Deri tash nuk kemi pa asnjë masë konkrete që të zvogëloje këtë problem me të cilin përballemi të gjithë pa marrë parasysh përkatësisë etnike” tha deputeti nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Goran Manojlovski.

“Hajna!”
“Duam ajër të pastër”
“Dorëheqje”
Janë këto disa nga parullat e protestuesve.

Protesta
Protesta sot në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button