Thaçi kërkoi nga presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq përkrahje për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në margjina të Forumit të Paqes të Parisit ka takuar edhe Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer, me të cilin ka biseduar për rolin e KNKK-së në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur në Kosovë.

Siç njofton kumtesa presidenciale, Thaçi ka theksuar se çështja e të pagjeturve është plaga më e madhe e mbetur hapur që nga lufta.

“Duhet gjetur zgjidhje të menjëhershme për të gjithë personat e pagjetur”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se kjo është çështje humanitare dhe nuk duhet të politizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button