Kosovë, jo të gjitha viktimat e krimit mund të përfitojnë nga Ligji për kompensim

Kompensimi i viktimave të krimit është një obligim ligjor në Kosovë që nga viti 2015, kur hyri në fuqi ligji dhe programi shtetëror gjegjës për këtë kategori.

Një Zyrë për mbrojtjen e viktimave të krimit funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Aty po trajtohen raste të shumta që kanë të bëjnë me dhunën në familje, trafikimin me njerëz dhe rastet e abuzimeve seksuale.

Zyrtarët thonë se në vitin e kaluar kanë ndihmuar apo përfaqësuar 1 mijë e 620 raste. Por, aktualisht flitet vetëm për 10 raste te kompensimit gjatë dy viteve të fundit.

Kompensimi nga shteti mund të kërkohet në rastet kur viktima nuk mund ta realizojë të drejtën për dëmshpërblim nga i pandehuri apo kompensim nga burimet tjera.

Menaxheri i Zyrës për mbrojtje dhe ndihmë të viktimave, Basri Kastrati, tha për Radion Evropa e Lirë se numri më i madh i viktimave kanë qenë ato të dhunës në familje.

Kastrati thekson se institucionet e Kosovës, kanë nisur kompensimin e rasteve të cilat kanë fituar të drejtën e tyre ligjore.

“Dy rastet e para që janë kompensuar kanë qenë, një rast i vrasjes dhe një tjetër i trafikimit me njerëz. Ne si zyre kemi nisur programin e kompensimit me dy rastet e para, pra që janë kompensuar. Deri më tani janë kompensuar 10 raste (për vitin 2018)”, tha Kastrati.

Zyrtarët thanë po ashtu se edhe në vitin 2019 janë afërsisht 10 raste të cilat do të kompensohen.

Kastrati ka shpjeguar se varësisht nga rastet, ato mund të kompensohen në shumën deri në 25 mijë euro.

“Kjo varet nga rasti dhe dëshmitë që kanë ofruar viktima. Rasti i parë ka qenë mbi 5 mijë e 350 kurse rasti tjetër po ashtu afër vlerës deri 5 mijë euro. Do të thotë shumë e cila është kompensuar në bazë të dëshmive të faturave me të cilat është kërkuar mbështetja qoftë edhe në aspektin psiko-social apo trajtimit mjekësor…, por jo të gjitha mund të kompensohen dhe të kërkojnë kompensime për këto raste”, tha Kastrati.

Të plotë mund ta lexoni në REL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button