KH: E dënojmë ashpër shkatërrimin e ekspozitës së OJQ-ve nga autoritetet e Tetovës

Ngjarja e djeshme, për të cilin ka informuar “LOJA”, “#Transformatorët” dhe “Eco Guerilla”, ka paraqitur shkelje të të drejtës kushtetuese për protestë paqësore, vlerësojnë nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtën e Njeriut, pasi autoritetet komunale të Tetovës e shkatërruan ekspozitën “të palarat në shesh”, njofton Portalb.mk.

“KH e dënon ashpër shkatërrimin dhe largimin e dhunshëm të ekspozitës së aktivistëve civil, të cilët artin e kanë shfrytëzuar si formë të protestës. Me këtë akt të dhunshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë sulmohet liria e shprehjes dhe shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut të cilat garantohen me Kushtetutë. Theksojmë se ndalimi i protestës, por edhe shfrytëzimi i paligjshëm i automjetit zyrtar nga Komuna e Tetovës, paraqesin veprime me të cilat disa persona të caktuar në mënyrë flagrante e shkelin Kushtetutën, Ligjin për tubime publike dhe standardet ndërkombëtare relevante”, thonë nga KH.

KH do të ngre procedurë për konstatimin e rrethanave të rastit, gjatë së cilës do të kërkojë nga Komuna e Tetovës të konstatojë përgjegjësi në afat sa më të shkurtër. Plotësisht nga strukturat kompetente të MPB-së do të kërkohet që të ndërmerren masa dhe aktivitete të domosdoshme.

Ndryshe, para Pallatit të Kulturës në Tetovë, dje u mbajt ekspozita “Të palarat në shesh” ku u vendosën fotografi me disa premtime të parealizuara nga ana e kryetares së tanishme të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, të cilat pak minuta pas vendosjes, u larguan nga autoritetet e komunës.

Për rastin ka reaguar edhe kryeministri Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button