3.9 miliardë euro do të jetë Buxheti i RMV-së për vitin 2020

Buxheti i Maqedonisë së veriut është 239 miliardë e 700 milionë denarë ose 3,9 miliardë euro, që është për 5% më i lartë se i vitit të kaluar, tha ministrja e Financave, Nina Angellovska, në konferencën e sotme për shtyp, njofton Portalb.mk.

Ajo tha se të ardhurat do të jenë 222 miliardë e 300 milionë deanrë ose 3,6 miliardë euro, që është për 5,6% më shumë se këtë vit. Deficiti është projektuar për 2,3%, tha Angellovska.

Ajo tha se rritja do të arrihet me përfshirje më të madhe tatimore dhe procedura më të lehta administrative për uljen e evazionit tatimor.

Zëra më të mëdha në buxhet janë Mbrojtja sociale – 88 miliardë denarë, Shëndetësi 38 miliardë denarë dhe Arsim – 28 miliardë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button