Qeveria hoqi dorë nga ligji me të cilin kufizohen protestat

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka tërhequr propozim-ndryshimet e ligjit për tubime publike, kumtojnë nga Qeveria, njofton Portalb.mk.

Preja tje thonë se i kanë dëgjuar vërejtjet e organizatave civile për propozim-ndryshime te paralajmëruara dhe kanë vendosur që t’i tërheqin nga seanca e sotme qeveritare. Nga Qeveria thonë se ka hapësirë për bisedime dhe për përmirësim të përmbajtjes së këtij ligji.

Propozim ndryshimi parasheh që të ndalohet mbajtja e tubimeve përpara ambasadave të huaja, objekteve dhe hapësirës nga interesi për sigurinë e shtetit, por edhe selitë e organeve të pushtetit shtetëror dhe hapësirës rreth tyre.

Gjatë kohës së protestave, derisa VMRO-DPMNE ishte në opozitë, kryeministri aktual, Zoran Zaev, personalisht ka gjuajtur ngjyrë drejt organit të pushtetit shtetëror – Ministrisë së Drejtësisë, ndërkaq ministri aktual i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, e ka shtyrë kordonin policor që të arrijnë deri te një organ tjetër i pushtetit – Ministrinë e Financave.

Përskaj kësaj, me ligjin është propozuar që minimum 50 persona të jenë që të organizojnë protestë, në vend të numrit aktual 20 persona, ndërkaq personat që marrin pjesë në protestën publike të mos guxojnë të bartin mjete përpara fytyrës dhe kokës të cilët e pengojnë konstatimin e identitetit. Me propozim-ligjin, është caktuar edhe periudha e tubimeve, gjegjësisht prej orës 06 deri në 23.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button