Shkup, më 27 dhe 28 nëntor do të zhvillohet konferenca “e-Society”

Më 27 dhe 28 nëntor, në Hotelin “Holiday Inn” në Shkup do të zhvillohet konferenca për institucione transparente dhe llogaridhënëse “e-Society” (e-Shoqëri), që paraqet ngjarjen përfundimtare të projektit katërvjeçar “ACTION SEE” të Fondacionit “Metamorfozis”, transmeton Portalb.mk.

Konferenca do të fillojë më 27 nëntor, me fillim prej ora 09:30 kur edhe është regjistrimit. Në kuadër të saj, do të zhvillohen 4 panele diskutimi, një forum dhe një punëtori.

Paneli i parë “Hapja e Konferencës”, do të fillojë në ora 10:00. Moderator do të jetë Bardhyl Jashari drejtor i Fondacionit “Metamorfozis”, ndërkaq folës janë një përfaqësues nga delegacioni i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoninë e Veriut, ministri për Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski dhe drejtoresha e Fondacionit për Shoqëri të Hapur – Maqedoni e Veriut, Fani Karanfillova.

Paneli i dytë “4 vite avokim për institucione të hapura dhe transparente”, do të fillojë në ora 10:30. Moderatore do të jetë Mila Josifovska nga “ACTION SEE”, ndërkaq folës janë pjesëtarë të organizatave joqeveritare të rajonit, nga “Open Data Kosovo” (Kosovë), Blerina Ramaj, nga “Why Not?” (Bosnje e Hercegovinë), Danira Karoviç, nga Fondacioni “Metamorfozis” (Maqedoni e Veriut), Mila Josifovska, nga “Qendra për Transformim Demokratik” (Mali i Zi), Milena Gvozdaneviç dhe nga “Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Llogaridhënie” (Serbi), Tamara Brankoviç.

Paneli i tretë “Perceptimi ndërkombëtar për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për përparim të qeverisjes së mirë”, do të fillojë në ora 11:30.

Në kuadër të ditës së parë, do të zhvillohen edhe sesione paralele, si forum dhe punëtori, të cilat do të fillojnë në ora 10:30 dhe përfundojnë në ora 12:30. Do të moderohen nga Elena Stojanovska dhe Filip Stojanovski.

Pas këtyre sesioneve, me fillim prej ora 13:00 do të fillojë paneli i diskutimit “Partnershipi për qeverisje të hapur: Si mund iniciativat ndërkombëtare të kontribuojnë në përparimin e qeverisjes së mirë?”. Moderatore do të jetë Dona Kosturanova, ndërkaq folës nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (Maqedoni e Veriut), Gordana Dimitrovska, pjesëtarja e “Këshilltar i Këshillit për implementim nga OGP” (Bosnje e Hercegovinë), pjesëtari nga “Mjaft!” (Shqipëri), Aldo Merkoci dhe nga “Qendra për Komunikim Civil” (Maqedoni e Veriut), German Fillkov.

Dita e dytë, më 28 nëntor, tre panele dhe dy punëtori.

Paneli i parë “Prezantimi i strategjisë për qeverisje transparence 2020-2021 – Maqedoni e Veriut”, do të fillojë në ora 10:00. Moderatore do të jetë Qëndresa Sulejmani, ndërkaq folës janë ministri për Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski, pjesëtarja e Fondacionit për Shoqëri të Hapur – Maqedoni e Veriut, Dançe Danilovska Bajdevska dhe pjesëtarja nga Fondacioni “Metamorfozis”, Qëndresa Sulejmani.

Paneli i dytë “Mediat dhe qeverisja e mirë” do të fillojë në ora 11:00.

Paneli i tretë “Vetëqeverisja lokale: Si të përmirësohet transparenca institucionale në nivelin lokal?” do të fillojë në ora 12:30.

Në kuadër të projektit “ACTION SEE” të Fondacionit “Metamorfozis, shtatë organizata nga Ballkani Perëndimor dhe Britania e Madhe kanë bashkëpunuar në promovimin dhe sigurimin e qeverisjes llogaridhënëse dhe transparente në rajonin e Evropës juglindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button