Makroni nuk i ka garantuar Pendarovskit se do të japë dritë jeshile për bisedimet me BE-në

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pas takimit me homologun francez, Emanuel Makron, tha se ende nga Parisi nuk ka garanca për datë për fillimin e bisedimeve me BE-në. Ai thotë se me Makronin ka pasur bisedë “të hapur dhe dinamike” dhe se presidenti francez kërkon kohë për reforma të brendshme në BE, njofton Portalb.mk.

Pendarovski thotë se Makroni i ka thënë se do të munden të presin vendim përfundimtar për hapjen e bisedimeve në maj në Samitin në Zagreb, por nuk i ka dhënë garanca se ai vendim do të jetë pozitiv.

Sipas Pendarovski, Franca tanimë ka dorëzuar propozim joformal (non-pejper) deri te vendet e BE-së për reformën e metodologjisë së bisedimeve hyrëse për anëtarësim, reformën të cilën Makron e kërkon përpara se të jepet dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pas takimit, Pendarovski ka deklamuar se ai parimisht mendon se metodologjia më së voni duhet që të miratohet deri në mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button