Kushtetuesja e Shqipërisë, në dorë të Metës

Mazhoranca miratoi me ndihmën e deputetëve të opozitës dy anëtaret e Gjykatës Kushtetuese, por që ato të marrin detyrën duhet të betohen para Presidentit. Nëse Kreu i Shtetit nuk i thërret Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin, socialistët e kanë menduar zgjidhjen duke organizuar betimin e dy anëtarëve në Kuvend, njofton Ora News.

Letra e drejtuar deputetëve të Kuvendit për të respektuar Kushtetutën për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykakës Kushtetuese ka shkuar në vesh të shurdhët.

Pasi PS jo vetëm që votoi 2 anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, por edhe njëherë tjetër tregoi se mund të ketë në favor  kartonat e opozitës parlamentare sa herë t’i nevojiten.

Pavarësisht se publikisht kundërshtuan të votojnë, me pretendimin se duhet respektuar ligji që duhet të ketë 3 kandidatë për një vakancë në Kushtetuese, në votimin e fshehtë pas mbledhjes së grupit, treguan një tjetër qëndrim duke i dhënë mbështetjen  mazhorancës.

Për të siguruar që Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji do të merrnin të paktën 84 votat, kryeministri Edi Rama ishte vetë prezent.

Edhe pse nuk mori fjalën në seancë u kujdes që gjithçka të shkonte sipas linjës së mazhorancës deri në duartrokitjet e fundit.

Por ngritja e Gjykatës Kushtetuese pritet të thellojë hendekun juridik dhe politik mes institucionit të Presidentit dhe Parlamentit.

Pasi sipas ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, emrat e anëtarëve të zgjedhur nga Parlamenti dhe Arta Vorpsi e emëruar automatikisht nga KED do t’i shkojnë sërish në zyrë Ilir Metës, pasi mandati i tyre fillon pasi bën betimin tek Presidenti.

Në rast se Kreu i Shtetit nuk thërret 3 anëtarët e zgjedhur të Kushtetueses, çfarë procedurë alternative do të zgjedhë Parlamenti?

Ulsi Manja: Ata janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button