Adnan Qahil ka paralajmëruar prej kohësh se disa nga substancat helmuese në OHIS mund të rrjedhin

Ish-Ministri pa portofol në Qeverinë e Kryeministrit Zaev, Adnan Qahil, i cili ishte anëtar i grupit të punës për të zgjidhur problemin e lindanit, e gjithashtu edhe ish-inxhinier kryesor në OHIS, qysh në fillim të këtij viti në një intervistë për “Meta” paralajmëroi se në fabrikë ka substanca shumë helmuese që mund të jenë magazinuar mirë, por kjo nuk do të thotë se ato nuk duhet të hiqen nga aty pasi mund të ndodhë ndonjë incident dhe ato të rrjedhin, njofton Portalb.mk.

“Në OHIS ka shumë substanca helmuese, ka merkur (zhivë), ka acid monokloroacetik ka pesticide, herbicide, fungicide, poliakril, estra, PVC në formë pluhuri dhe shumë substanca të tjera, ekziston një listë e tërë e kimikateve që gjenden në OHIS”, ka deklaruar Qahil gati një vit më parë.

Ai parashikoi që disa nga këto substanca toksike të ruajtura në OHIS do të shiten “sepse ato janë në formë të paketuar, por pjesët e tjera, ka të ngjarë të jenë hedhur diku”.

Incidenti me derdhjen e kimikatit të rrezikshëm metil akrilat gjatë ripaketimit për ta eksportuar i konfirmoi pikëpamjet e Qahilit. Përndryshe metil akrilati është lëng shumë i ndezshëm, pa ngjyrë por ka një erë jashtëzakonisht të fortë. Është i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut, dhe trajtohet sipas rregullave të rrepta.

Edhe pse Ministria e Mjedisit është kanë dërguar mesazhe për qetësi se nuk ka vend për panik dhe situata në OHIS është plotësisht nën kontroll pas incidentit, prej atje nuk ka informacion për procesin e zhvendosjes së substancave të rrezikshme dhe eksportin e tyre jashtë vendit.

Vlado Momirovski, drejtor i kompanisë “Ekocentar 97”, në një prononcim për TV24 tha se është një projekt qeveritar për të hequr kimikatet e vjetra që kanë mbetur si mbeturina të rrezikshme 20-30 vjet më parë. “Ne e fituam tenderin dhe po punojmë. Kimikatet janë paketuar, tani jemi në pritje të lejeve nga 7 vende, ato do të digjen në Zvicër “, tha Momirovski në prononcimin për TV24.

Disa orë para se publiku të mësojë për aksidentin, nga Zyra për ndotës organikë të qëndrueshëm (POPs), pranë Ministrisë për mjedis jetësor informuan se, tenderi ndërkombëtar për pastrimin e deponisë së vogël me lindan që gjendet te ish fabrika OHIS, po shtyhej për një muaj.

Tenderi që u publikua nga UNIDO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për zhvillim industrial) më 15 tetor, u desh të mbyllet më 11 nëntor, por dje UNIDO vendosi ta vazhdojë atë deri me 16 dhjetor.

Përndryshe, problemi ekologjik në OHIS është i vjetër pesë dekada. Mendohet se kërcënimi më i madh për shëndetin e njeriut janë dy deponitë me 60.000 tonë lindan të përzier me tokë në oborrin e fabrikës. Është hera e parë që një qeveri e Maqedonisë iu rrek zgjidhjes së këtij problemi. Rreth një muaj më parë, për herë të parë, nga buxheti i shtetit u ndanë një milion euro për të trajtuar lindanin, por kjo shumë është vetëm një pjesë e vogël e mjeteve të nevojshme.

Përveç dy deponive në rrethin e fabrikës, reporterët në agjencisë së lajmeve Meta zbuluan se në zonën Pelenicë të Draçevës ekziston deponi ilegale e lindanit. Pas raportimeve në media, përreth deponisë në Draçevë u vendos gardh ndërsa Ministria për arsim e ndaloi organizimin e ekskursioneve për fëmijët në manastiri që gjendet afër deponisë ilegale.

Intervista me Adnan Qahil u realizua në janar të këtij viti, ditë më parë ai u shkarkua nga posti i tij si Ministër pa portofol me kërkesë të kryeministrit Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button