Analizat kanë treguar metil se ka monomer akrilat, megjithatë jo në ajër por në tubacione

Nuk ka substanca toksike në ajër, kanë treguar analizat e universitetit të Shtipit, pas rrjedhjes në fabrikën OHIS. Gjurmë të monomer metil akrilatit janë detektuar në tubat e cisternës, njofton Portalb.mk.

Nga Ministria për mjedis jetësor sot para gazetarëve kanë njoftuar që ky kimikat helmues nuk ka lëshuar asnjë substancë jashtë në ajër dhe sigurojnë se qytetarët janë të sigurt.

Së këtejmi thonë që shërbimet e tyre inspektuese në vazhdimësi monitorojnë në OHIS dhe se deri tani janë zbatuar katër kontrolle, me ç’rast është konstatuar se ripaketimi dhe transporti i materieve të rrezikshme bëhet në pajtim me kriteret.

Nga Ministria nuk janë përgjigjur a ka mbikëqyrje 24 orë për gjendjen në OHIS, mirëpo thanë se kjo kompani është private dhe ata janë kompetent për t’u ballafaquar me hedhurinat që gjenden në rrethin e fabrikës.

Ata shtojnë që në fabrikë me vite ka hedhurina të vjetra që mbahet në bucela të ndryshkura prej së paku 10 materie të rrezikshme për të cilat duhet të bëhet, siç kanë thënë, kategorizim të hedhurinave, për shkak se përbërja nuk është e njohur për shkak se me kalimin e viteve mbishkrimet janë dëmtuar.

Megjithatë nga Ministria qetësojnë se për këtë ka standarde rreptësisht të përcaktuara, sipas të cilave bëhet eksporti dhe shkatërrimi i hedhurinave.

Ndryshe, të premten derisa ndërmarrja përgjegjëse “Ecocenter 97” bartte mbeturinat kimikale në gjendje të lëngshme nga “Ohisi”, ato janë derdhur. Gjatë përpjekjes për të pastruar me cisternë, lëngu kimikal është shpërndarë dhe ka ndotur ajrin, i cili ka rezultuar me djegie të rrugëve respiratore të qytetarëve dhe djegie të syve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button