Autoritetet e Komunës së Tetovës e shkatërruan ekspozitën e OJQ-ve “të palarat në shesh” (FOTO)

Tetova nuk u bë një qytet urban me parkingje nëntokësore, qytetarët e Tetovës nuk kanë bibliotekë qyteti apo qendër studentore kurse të rinjtë ende e ndjejnë mungesën e kinemasë. Të gjitha këto premtime të parealizuara nga qeverisja lokale në Tetovë, u kthyen në një ekspozitë protestuese në sheshin e Tetovës e cila nuk zgjati shumë ngaqë të njëjtat u larguan nga autoritetet komunale, raporton Portalb.mk.

Grupi i transformuesve të cilët udhëhiqen nga Qendra për Bashkëpunim Ballkanik “LOJA” në bashkëpunim me organizatën joqeveritare ”Eco Guerilla” sot në Tetovë kanë realizuar disa aksione guerile.

Aktivistë nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor kanë filluar aksionin e tyre në stadiumin e Gjimnazit të Tetovës, ku kanë rikujtuar në mënyrë kreative vozitësit që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes, sidomos në hapësirat shkollore ku rrezikohet jeta e nxënësve. Më pas në qendër të Tetovës ata kanë vendosur një shportë gjigante për mbeturina e cila është ndërtuar nga mbeturinat e mbledhura vetëm mëngjesin e sotëm. Për fund, para Pallatit të Kulturës në Tetovë u mbajt ekspozita “Të palarat në shesh” ku u vendosën fotografi me disa premtime të parealizuara nga ana e kryetares së tanishme të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Arianit Xhaferi nga Eco Guerila tha se “Është e rëndësishme që vazhdimisht të rikujtohen qytetarët se me çfarë gënjeshtrash janë ushqyer në mënyrë të përsëritur ata, por edhe të përçohet një mesazh deri te secila administratë e ardhshme e këtij qyteti se premtimet e tyre nuk do të kalojnë pa u vërejtur. Kjo ekspozitë do të qëndroje këtu deri në momentin kur do të largohet nda dikush që do shqetësohet nga kjo e vërtetë”.

Edhe pse ishte planifikuar nga organizatorët e kësaj ekspozitë që e njëjta të qëndroje për disa ditë në sheshin e Tetovës, autoritetet e komunës i hoqën këto fotografi duke mos dhënë arsyetim për gazetarët e Portalb.mk se përse e bënë të njëjtën.

Organizatorët e kësaj ekspozite kanë reaguar për heqjen e fotografive.

“Edhe në kohërat më të errëta liria e shprehjes nuk është ndalur si sot në Tetovë! Sot grupi i #Transformatorëve (Aktivisti Qytetar që përdor artin si formë proteste) vendosën së bashku tre instalime: Te palarat në Shesh, Trash Monster dhe GRAD PRIX TETOVA me fotografi nga lokacione të ndryshme në Tetovë së bashku me premtime të parealizuara parazgjedhore nga komuna. Por as gjysmë ore pas vendosjes së ekspozitës, njerëzit me makinën zyrtare nga Komuna e Tetovës erdhën, shkatërruan dhe hoqën ekspozitën”, thonë në kumtesë.

Ky akt, sipas tyre, skandaloz nga bandat e kryetarit të bashkisë është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes, e cila nuk ndodhi tek ne as nën regjimin e mëparshëm.

Fotografi nga ekspozita "Të palarat në shesh"
Fotografi nga ekspozita “Të palarat në shesh”
Fotografi nga ekspozita "Të palarat në shesh"
Fotografi nga ekspozita “Të palarat në shesh”
Fotografi nga ekspozita "Të palarat në shesh"
Fotografi nga ekspozita “Të palarat në shesh”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button