ASH: Irfan Buçi e ka shkelur Kodin e Sjelljes të Nëpunësve të Doganës, Artan Grubi Rekomandimet e PRIBE-së

Aleanca për Shqiptarët thekson se zv.drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut Irfan Buçi, i cili kishte ftuar për takim doganierët shqiptarë në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, se ai bashkë me kolegët e tij e kanë shkelur Kodeksin e Sjelljes së Nëpunësve të Doganave i cili është në fuqi nga muaji prill i vitit 2016, njofton Portalb.mk.

“Nëpunësit shtetërorë i  kryejnë punët e tyre, obligimet dhe autorizimet në mënyrë neutrale politike, pa u përfshirë ne vlerësimin e rishqyrtimit në krijimin politik dhe ekonomik të doganave. Nëpunësit doganor nuk mundet në mënyre publike t’i përfaqësojnë ose t’i shprehin bindjet e tyre politike në kryerjen e punëve dhe autorizimeve”, citojnë nga ASH, nenin 16-të të paragrafit 1 dhe të Kodit.

Siç thonë nga ASH, neni, 16, 17 dhe 18, i Kodt për Sjellje të Nëpunësve Shtetërorë i Parandalon Doganierët që të jenë të përfshirë në aktivitete politike, dhe në mënyrë të hapur ta shprehin atë.

Nga ana tjetër, ata e rikujtojnë edhe deputetin Artan Grubi, i cili njëherit është edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Eurointegrime i cili i kishte pranuar në takim doganierët në selinë e partisë së tij, se një veprim i tillë  bie  ndesh me Prioritetet Urgjente për Reforma  të cilat i ka miratuar  Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut  me rekomandimet eksperte të PRIBE-së, të cilët janë element bazë për sundimin e shtetit të së drejtës edhe atë siç thuhet: PËR NDARJEN E AKTIVITETEVE PARTIAKE NGA ATO SHTETËRORE.

“Këto janë vetëm disa argumente se si BDI po kap shtetin, po keqpërdor pushtetin. Këta zyrtar politik të BDI-së dhe vetë subjekti i tyre politik, më këtë sjellje dhe shkelje të ligjit po bëhen pengesa kryesore e vendit që nuk hap negociata me BE. Kërkojmë përgjegjësi politike nga institucionet përkatëse, Komisioni Antikorrupsion dhe kryeministri Zaev të deklarohet për rastin në fjalë”, thonë nga ASH.

Ndryshe, zv/drejtori i Doganave Buçi bashkë me kolegët e tij doganierë kanë realizuar takim në selinë e BDI-së në Tetovë me sekretarin Artan Grubi, kryetarin e sapozgjedhur të degës së Tetovës, Florim Besimi, ministrin Hisen Xhemaili dhe autoritete të Komunës së Tetovës. Takimi kishte për qëllim llogaridhënien, transparencën dhe dëgjimin e halleve, ideve dhe iniciativave të nëpunësve doganor dhe me këtë nismë tonën do të vijojmë edhe në qytetet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button