Aleanca për Shqiptarët i riaktualizon propozimet për Kodrën e Diellit

Aleanca për Shqiptarët, edhe përskaj faktit se vitin e kaluar kërkesat e saja nuk u morën parasysh, sa i përket çështjes së Kodrës së Diellit, këtë vit sërish adreson deri tek organet kompetente kërkesat në vijim:

  1. Qeveria me vendim të saj t’ia merr të drejtën e menaxhimit ndërmarrjes ELEM, dhe kjo ndërmarrje të mos ketë të drejtën e pronësisë dhe menaxhimit në Kodrën e Diellit.
  2. Qeveria të formojë një Këshill Drejtues, me këtë përbërje: 3 anëtarë nga qeveria, 3 anëtarë nga komuna e Tetovës, dhe 3 anëtarë ekspertë të fushës së turizmit. Nga bordi drejtues të zgjidhet drejtori për menaxhimin e Kodrës së Diellit.
  3. Qeveria të ndajë buxhet të menjëhershëm për funksionimin e Këshillit Drejtues dhe punonjësve aktual të cilët janë me vendim pune të rregullt.
  4. Në marrjen e pasurisë dhe veprimtarive të Kodrës së Diellit t’iu jepet përparësi firmave dhe investitorëve nga Tetova dhe malësia e saj.

Aleanca për Shqiptarët, konsideron se kërkesat në fjalë, do të sjellin ndryshime pozitive në këtë zonë turistike, nga e cila do të ketë leverdi, jo vetëm turizmi lokal por edhe turizmi në nivel më të gjerë.

“Potencojmë se turizmi në këtë zonë, po pëson rënie drastike çdo vit. Ndërkaq, duhet theksuar se të hyrat e turizmit zënë vend të rëndësishëm me një pjesëmarrje të konsiderueshme në të hyrat e përgjithshme bruto. Atraksioni natyror, pozita komunikative-gjeografike e vlerat klimatike të Sharrit janë disa nga shumë  arsye tjera pozitive që rrisin nevojën për ndërmarrje të veprimeve për përmirësimin e gjendjes në këtë zonë”, thonë nga ASH.

Përndryshe, në mungesë të gazetarëve dhe me numër të kufizuar të shoqërisë civile, sot në Kodrën e Diellit është prezantuar studimi i fizibilitetit për këtë qendër turistike. Sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nuk janë lejuar gazetarët pasi që është në kundërshtim me politikat e kompanisë PWC.

Analiza e fizibilitetit është paguar nga paratë e qytetarëve dhe është me interes për qytetarët. Harxhimi i parave publike, kërkon edhe llogaridhënie publike, për të parë qytetarët se si dhe çfarë ka punuar kjo kompani me paratë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button