24 orë pas mbjelljes, janë vjedhur drunjtë dekorativ në Çair

Gjatë natës, janë zhdukur drunjtë dekorativ që ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërime” i kanë mbjellë dje përpara Poliklinikës në Komunën e Çairit, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kanë njoftuar nga Qyteti i Shkupit, kryerës të panjohur i kanë vjedhur nëntë drunj dekorativ të mbjella në hapësirë publike, ndërkaq gjelbërimin e rregullimit në këtë lokacion e kanë shkelur dhe shkatërruar, duke shkaktuar dëm material. Incidenti është paraqitur në polici.

Ndaj rastit në fjalë ka reaguar edhe drejtori i Parqeve dhe Gjelbërime, Ardijan Muça.

“Turp, turp, turp kjo ndodh vetëm te ne!!!
A jemi njerëz apo çka?! ???
Kemi punuar në shi edhe dy ditë vikendi me gjithë punëtorët që ta ndryshojmë qytetin, por ne Çair nuk lejuat as 24 orë të qëndrojnë këto drunj dekorativ! E bukura edhe ndryshimi gjendet edhe në Çair por ne nuk lejojmë ta shohim…”, ka shkruar Muça.

Drunjtë janë mbjellë në kuadër të aksionit vjeshtor të Qytetit të Shkupit dhe NP “Parqe dhe Gjelbërime”.

Nga Qyteti i Shkupit kanë paralajmëruar se në vendin e drunjve të vjedhur përpara Poliklinikës së Çairit, do të mbjellën drunj të rinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button