Pendarovski në Francë, krahas tij, me Makronin për datën e BE-së do të flasë edhe Vuçiqi

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski prej sot e deri më 13 nëntor do të qëndrojë në Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, ndërkaq nesër, do të ketë takim me presidentin francez, Emanuel Makron, njofton Portalb.mk.

Pendarovski do të ketë mundësi që drejtpërdrejtë nga shefi i shtetit francez t’i dëgjojë qëndrimet e Francës për zgjerimin dhe për metodologjinë e re të negociimit.

“Fituam mundësi jashtëzakonisht të mirë si shtet të marrim pjesë në Konferencën paqësore të Parisit dhe t’i ekspozojmë argumentet e të dyja palëve dhe t’i dëgjojmë motivet e presidentit francez”, tha Pendarovski javën e kaluar në deklaratë për mediumet.

Paralajmëroi se para Makronit do ta përsërisë pozitën se eurointegrimi i Maqedonisë së veriut nuk ka alternativë dhe se vendi është i gatshëm të vazhdojë në atë rrugë, pavarësisht nëse kjo do të jetë sipas metodologjisë së deritanishme apo të re të cilën e komploton Franca.

Krahas Pendarovskit, për mosdhënien e datës për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me Makronin të flasë ka marrë leje nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Edi Rama edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nesër do të shihem me presidentin Makron dhe me lejen e Zoranit dhe Edit do ta pyes të njëjtën edhe për ju, siç do ta pyes edhe për ne”, tha Vuçiqi në konferencë për media në Ohër.

Pendarovski, krahas takimit me presidentin Makron, nesër do të ketë edhe fjalim në forum, ku do të marrin pjesë mbi 30 shefa të shteteve dhe qeverive.

Takimet vijnë pasi Maqedonia e Veriut nuk arriti të marrë datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, pasi presidenti francez, Emanuel Makron ka refuzuar çfarëdo progresi në zgjerimin derisa nuk ndryshon metodologjia e procesit negociues, reformë e cila mund të zgjas me vite dhe për të cilën Parisi nuk jep përgjigje konkrete se si duhet të duket. Siç sqaroi ambasadori i Francës, Kristian Timonie, këtë metodologji Makroni do ta sqarojë gjatë vizitës që do ta realizojë në kryeqytetin e RMV-së, Shkup dhe kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Nga ana tjetër, në Shkup senatorja franceze, Elen Konve-Mure u tha se ka deklaruar se nuk ka alternativë tjetër pos BE-së dhe se Franca është duke punuar për metodologjinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button