Memeti: Është rritur numri i ankesave për ngacmimet në vendin e punës

Këtë vit ka pasur një rritje të madhe prej mbi 50% të numrit të ankesave për diskriminim ose ngacmim në vendin e punës për arsye të ndryshme. Qytetarët gjithashtu janë ankuar më së shumti për punën e gjyqësorit këtë vit, tha Avokati i Popullit Ixhet Memeti në një intervistë javore të Radio Evropa e Lirë, njofton Nova Tv.

“Gjyqësori dhe shërbimet e konsumatorit shpesh kanë ndryshuar vendet. Këtë vit, 2019, karakterizohet si një vit në të cilin qytetarët ankohen më shumë për punën e gjyqësorit, por ka edhe fusha të tjera, siç janë të drejtat e fëmijëve, mirëqenia sociale, marrëdhëniet e punës, diskriminimi. Ësht shumë interesante që këtë vit, jashtëzakonisht, më shumë se 50 përqind është rritur numri i ankesave për diskriminim ose më konkretisht ngacmim në punë, për shkak të arsyeve të ndryshme. Ne, si institucion, e kemi të vështirë të hetojmë rastin dhe nuk kemi asnjë efekt. Nga 12 shkelje të tilla të konstatuara, vetëm tre kanë pranuar rekomandimet tona, ndërsa në tetë rastet e tjera ngelet t’i lëmë qytetarët të drejtohen dhe kërkojnë mbrojtje gjyqësore. Sikur nuk ka ndonjë përparim të dukshëm krahasuar me vitin 2018, përkundër rekomandimit të përgjithshëm që kemi pranim më të madh të rekomandimeve individuale, sikur pranim ngec”, thekson Memeti.

Ai shton se më shumë ankesave pranohen për shtyrjen e proceseve gjyqësore.

“Këtë vit kemi katër raste ku veprojmë si mik i gjykatës. Është një kompetencë shumë interesante që ka marrë institucioni i Avokatit të Popullit dhe është një sfidë e madhe, ne kemi shumë për të bashkëpunuar me gjyqësorin, sepse kemi probleme të mëdha, ata nuk na pranojnë. Ata thjesht nuk duan ta pranojnë institucionin si mik të gjykatës, ata harrojnë që ne nuk cenojmë pavarësinë e tyre, ne i ndihmojmë ata të marrin vendime gjyqësore në një mënyrë më të lehtë dhe më të mirë, duke pasur në dispozicion provat tona, ose ne japim mendimet tona për disa gjëra”, shton avokati i popullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button