Me letër të hapur 10 MPJ i bëjnë thirrje BE-së ta korrigjojë gabimin strategjik për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kundërshtimi i fillimit të negociatave për aderim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është gabim strategjik dhe i dëmton autoritetin dhe kredibilitetin e BE-së, shkruan në letrën e hapur të 10 ish ministrave për punë të jashtme, ndër të cilët edhe ish shefat e diplomacisë të Maqedonisë dhe Greqisë Nikolla Popovski dhe të Nikos Koxijas, të cilët njëkohësisht i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian t’i tejkalojë dallimet për këtë çështje konkrete, ka lajmëruar korrespondentja e AIM nga Athina, njofton Plusinfo.mk.

Letrën e hapur e ka publikuar gazeta greke “Та Nea”, ndërsa nënshkrues janë, përveç Popovskit dhe Koxijas edhe ish kryeministri dhe ministër për punë të jashtme të Malit të Zi Igor Llukshiq, ish zëvendës kancelari dhe ministër për punë të jashtme të Gjermanisë, Zigmar  Gabriel, ish zëvendës kryeministrja e Kroacisë dhe ish ministre për punë të jashtme, Vesna Pushiq, si dhe shefat e mëparshëm të diplomacive të Shqipërisë, Ditmir Bushati, të Qipros Joanis Kasulidis, i Bullgarisë, Kristijan Vgenin i Austrisë, Karin Knajsëll dhe ish ministri i punëve të jashtme i Serbisë dhe Malit të Zi, Goran Svillanoviq.

Ata shkruajnë që bllokimi nga BE-ja për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e vë në pikëpyetje aftësinë e Bashkimit për të krijuar zgjidhje strategjike dhe stabilitet në Evropën Juglindore.

“Kundërshtimi i fillimit të negociatave për aderim është gabim strategjik që kontribuon në përforcimin e status kuosë së Ballkanit Perëndimor dhe në jo aktivitetin e BE-së në mjedis gjithnjë e më pak konzistent gjeopolitik. Është obligim i Bashkimit Evropian të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore. Prandaj, integrimin e Ballkanit Perëndimor duhet ta kuptojë si element të politikë së përgjegjshme, e jo si ngarkesë. Përveç kësaj, kundërshtimi i fillimit të negociatave për aderim me vendet e lartpërmendura i dëmton autoritetin dhe kredibilitetin e BE-së”, shkruajnë në atë letër shefat e mëparshëm të diplomacive.

Ata thonë se procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor është proces stabilizues në rajon, por edhe një lloj çelësi strategjik që BE-ja të ketë ndikim ndërkombëtar dhe i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian të ndërmerr përgjegjësi.

“I bëjmë thirrje BE-së t’i tejkalojë dallimet e saj rreth çështjes për bisedat e aderimit. Procesi aderues do të vazhdojë shumë vite, ndërsa gjatë kësaj do të ketë mjaftueshëm kohë për t’u kombinuar nevoja për kohezion shtesë të BE-së me nevojën për t’u mbajtur në jetë perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Sipas kësaj, fillimi i bisedave për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në bazë të obligimeve të tyre është imperativ dhe duhet të ketë pajtim në Samitin e ardhshëm të BE-së. Paralelisht, i bëjmë thirrje BE-së, në Samitin e ardhshëm në Zagreb të prezantojë vegla të reja të cilat do ta përforcojnë procesin integrues të vendeve nga Ballkani Perëndimor”, shkruajnë ish ministrat e 10 vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button