Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Facebook njoftoi përse nuk merr pjesë në Samitin e Ohrit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi në Facebook se nuk kishte pranuar të marrë pjesë në Samitin e Ohrit, duke deklaruar se Kosova nuk dëshironte të zëvendësojë perspektivën e saj Euro-Atlantike me ndonjë iniciativë rajonale, raportoi Tanjug.

Ai gjithashtu tha që Serbia, në samitin e parë të kësaj nisme të re rajonale, “e shpërfilli qëllimisht Kosovën”.

Sipas Thaçit, kjo iniciativë rajonale është “e pakuptimtë” derisa Serbia, Bosnja dhe Hercegovina të njohin pavarësinë e Kosovës.

“Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta”, shkroi Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button