Në seancën e ardhshme të Këshillit për siguri do të diskutohet për ndotjen

Kryetari Stevo Pendarovski vlerëson se problemi i ndotjes mund të zgjidhet vetëm me koordinimin dhe përfshirjen e të gjitha institucioneve kompetente dhe planifikon që për këtë problem të diskutohet në seancën e ardhshme të Këshillit për siguri, transmeton Portalb.mk.

“Problemi i ndotjes mund të zgjidhet vetëm me koordinimin dhe përfshirjen e të gjitha institucioneve kompetente. Prandaj, unë do të intensifikoj komunikimin dhe koordinimin me organizatat e shoqërisë civile aktive në fushën e ekologjisë. Në përgjigjen time ndaj letrës së hapur nga OJQ-të e ndërlidhura dhe iniciativat, unë thirra përfaqësuesit e nënshkruesve të letrës për një takim në zyrën time më 14.11.2019 në orën 13.30. Gjithashtu, problemin e ndotjes që planifikoj ta trajtoj në seancën e ardhshme të Këshillit të Sigurimit. Dua që OJQ-të të dinë që unë jam plotësisht i disponueshëm për të ndihmuar në aktivitete, të jem mbështetës i zërit i iniciativave qytetare dhe një urë lidhëse për një komunikim më të shpejtë dhe më efektiv midis institucioneve kompetente dhe OJQ-ve”, shkruan Pendarovski në përgjigje të një letre për OJQ-të dhe iniciativat.

Ndryshe, Në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) ka filluar sezoni i ndotjes, thuajse çdo ditë është regjistruar koncentrim i lartë i grimcave helmuese PM10 në ajrin e Tetovës, Shkupit dhe Kumanovës.
Qeveria dhe ministritë përgjegjëse janë në shënjestër për mos-zbatimin e masave kundër ndotjes. Me moton #Revolucioni Gjelbër, iniciativa vendase Fridays for future, për 29 nëntor (e premte) ka paralajmëruar marsh të ri për ajër të pastër.
Disa ministri në krye me atë të ekologjisë lajmëruan mobilizimin urgjent të të gjitha inspektorateve kompetente shtetërore dhe lokale për të siguruar mbulimin 24 orësh në terren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button