Ukrainë, fillon tërheqja e trupave nga linja e frontit

Ukraina dhe separatistët pro-rusë kanë filluar tërheqjen e trupave të tyre nga një sektor kyç i linjës së frontit në lindje të vendit, një prelud i mundshëm për një samit paqeje shumë të pritur, njoftoi sot ushtria ukrainase.

“Tërheqja e trupave dhe ushtrisë ka filluar mes fshatrave të Petrivskes dhe Bogdanivkas”, deklaroi për gazetarët e pranishëm në vend një zyrtar i lartë i ushtrisë ukrainase, Bogdan Bondar, transmeton Balkanweb.

Agjencia zyrtare e lajmeve DAN, theksoi në faqen e saj në internet se autoritetet e Republikës popullore të Donetskut (DNR) kanë përshëndetur fillimin e tërheqjes së armëve dhe ushtarëve nga ky sektor.

Shumë i kodifikuar, fillimi i kësaj tërheqjeje ka nisur pak pas orës 12:00 (10:00 GMT), me dërgimin nga separatistët dhe ukrainasit të sinjalizimeve për të treguar se të dy kampet ishin gati për t’u tërhequr.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button