Spanjë, të dielën mbahen zgjedhjet e parakohshme

Një ditë para zgjedhjeve në Spanjë, sondazhet tregojnë se as e majta e as e djathta nuk do të arrijnë të sigurojnë shumicën në parlament. Anketat tregojnë se rezultatet e zgjedhjeve nuk do të arrijnë ta zgjidhin ngërçin e gjatë politik, që e ka çuar vendin drejt zgjedhjeve për herë të dytë këtë vit dhe për herë të katërt në katër vjet.

Përkundrazi, anketat vënë në dukje një situatë shumë komplekse, që as të majtët dhe as të djathtët të mos mund të arrijnë 176 vendet e nevojshme për një shumicë në parlamentin me 350 vende. Sipas sondazheve Partia Socialiste e udhëhequr nga Pedro Sanchez, do të kryesonte me 117 vende, nga 123 vendet e fituara në zgjedhjet e prillit. Rivali kryesor, Partia konservatore e Popullit, mund të arrijë në 92 vende, nga 66 vendet që fitoi në zgjedhjet e mëparshme, transmeton Alsat.

Partia e djathtë Vox, e cila siguroi deputetë për herë të parë në zgjedhjet e kaluara, do të dyfishonte numrat nga 24 në 46, duke e kaluar Podemosin e krahut të majtë dhe të djathtën e qendrës duke u bërë grupi i tretë më i madh parlamentar. Disa sondazhe të kohëve të fundit sugjerojnë se mbështetja është rritur për Vox që nga shpërthimi i protestave të dhunshme, në Katalonjë pas dënimit të nëntë liderëve të pavarësisë me dënime me burg deri në 13 vjet muajin e kaluar.

Anketat paralajmërojnë koalicionime përtej aleancave tradicionale në përpjekje për të formuar qeverinë. Sipas sondazheve socialistët dhe Partia Popullore do të kishin së bashku vendet e mjaftueshme për të pasur shumicën. Megjithatë që të dy partitë kanë përjashtuar publikisht një pakt të “koalicionit të madh”. Në katër vitet e kaluara, zgjedhjet në Spanjë kanë prodhuar qeveri minoritare ose jetëshkurtër pasi liderët politikë u përpoqën të përshtaten me shfaqjen e partive të reja që i dhanë fund viteve të sundimit nga Partia e Popullit dhe Socialistët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button