Fërgesë e ngrohtë me patëllxhanë dhe miell misri – Shije perfekte

Një recetë e lehtë, fantastike në vlera dhe e mrekullueshme në shije është ajo e përgatitjes së fërgesës me patëllxhanë, miell misri dhe gjizë.

Patëllxhanët janë ndër perimet më të veçanta në shije e të pasura në vlera.

Çdo gatim me patëllxhanë të përfshin tërësisht me shijen e mrekullueshme teksa të ofron vlera mirëbërëse për shëndetin.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së fërgesës me patëllxhanë dhe miell misri, një recetë ideale për t’u përgatitur dhe shijuar në çdo kohë.  

Përgatitja e Fërgesës me Patëllxhanë

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

5-6 lugë gjelle me miell misri

4-5 patëllxhanë

3 lugë gjelle gjalpë të freskët (për një gatim më të shëndetshëm AgroWeb.org ju këshillon përdorimin e vajit të ullirit)

4-5 lugë gjellë gjizë e freskët

4 thelpinj hudhra

4 gota ujë

Spec djegës pluhur

Kripë

Pak gjalpë për spërkatje

Disa thelpinj arrash

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni patëllxhanët dhe t’i vendosni në një tenxhere me ujë në zjarr që të ziejnë derisa pjesa e tulit të tyre të zbutet mirë.

Më pas përmes një luge merrni të gjithë tulin e patëllxhanit, shtypeni në formën e puresë dhe vendoseni në një enë mënjanë për ta përdorur më vonë në përgatitjen e fërgesës.

Ndërkohë, vendosni një tenxhere në zjarr dhe kaurdisni miellin e misrit me gjalpë derisa mielli të zverdhet.

Në këtë moment, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni gjizën, hudhrat e shtypura, kripën, specin djegës dhe ujin.

Përzjeini dhe lërini të ziejnë derisa masa të trashet. Në fund shtojini tulin e patëllxhanëve që keni lënë mënjanë.

Përziejini bashkë dhe largojini nga zjarri.

Lëreni fërgesën të ftohet pak dhe kur ta shërbeni spërkateni me disa pika gjalpë të tretur dhe disa thelpinj arrash

Nëse preferoni mund ta spërkasni edhe me pak djathë të thërrmuar.

Kjo fërgesë fantastike shoqërohet në mënyrë të mrekullueshme me sallata të freskëta të stinës, bukë të thekur apo edhe byrekë shtëpie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button