Një vit nga arrestimi i Kamçevit në “Perandoria”, hetim që e mbylli PSP-në

Sot, saktë para një viti, në opinion jehoi informata që me urdhër të PSP-së janë arrestuar pesë persona dhe janë realizuar 12 kontrolle në hetimin e ri të quajtur “Perandoria”, kurse ndër të arrestuarit është biznesmeni Orce Kamçev. Të dyshuar kanë qenë 13 persona, ndër të cilët ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe pronari i fabrikës “Pelisterka”, Cvetan Pandeleski.

Para gjykatës, atë pasdite janë dërguar pesë të dyshuar, të përfshirë me urdhër për hetim një ditë para 8 nëntorit 2018. PSP i ka mbajtur të dyshuar për krijim të grupit të strukturuar kriminel, dëmtim apo favorizim të kreditorëve, keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, mashtrim dhe pastrim të parave dhe të ardhura tjera nga vepra  penale, shkruan A1on.

Duke ndërmarrë aktivitete hetimore dhe duke aplikuar masa të veçanta hetimore, PSP-ja ka siguruar prova të mjaftueshme nga të cilat kanë rezultuar në dyshim të bazuar se në periudhën nga viti 2002 deri 2013 të dyshuarit i kanë kryer veprat penale për të cilat janë ngarkuar personalisht dhe nëpërmjet personave juridike të cilët kanë qenë dhe janë në pronësinë e tyre.

Me propozimin pozitiv nga Katica Janeva, vitin e kaluar Orce Kamçev, para Vitit të Ri, duke e zënë në befasi publikun, doli nga paraburgimi bashkë me Sasho Mijallkovin i cili më pas u arrestua. Pas hetimit Reket, në të cilin Janeva është e akuzuar, në mënyrë të plotfuqishme, se e ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimet zyrtare dhe i ka mundësuar Kamçevit të del nga paraburgimi, u bë e qartë që mbrapa lëshimit në liri nuk qëndron bindja e Janevës, por interesat personale.

Pas ndërmarrjes së lëndëve nga Prokuroria publike e përgjithshme, në publik nuk ka informata nëse dhe çka po ndodhë me hetimin në rastin “Perandoria”. Prokurorja Lile Stefanova, e cila e udhëheq rastin, është kthyer si prokurore publike në Prokurorinë themelore Publike në Radovish, ndërsa lënda i është caktuar për ta punuar. Në gjyq janë parashtruar dy kërkesa të reja për pasaporta të përkohshme për Orce Kamçev dhe Cvetan Pandeleski, por ende nuk ka vendim, ndërsa në fuqi janë vendimet për ngrirje të aksioneve në disa nga firmat.

Avokatët e të dyshuarve. në deklaratat publike. kërkojnë procedura që “Perandoria” të ndërpritet për dy arsye: akuza për “Reket” me të cilën është e përfshirë Katica Janeva dhe mendimi parimor juridik i Gjykatës Supreme, nga janari i këtij viti, me të cilin, PSP-ja është paditëse e paautorizuar për hetimet e hapura pas 30 qershorit të vitit 2017.

Në rastin “Perandoria” të dyshuar janë Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.

Nga ana tjetër, Kamçevi është njëri nga iniciuesit kryesor të nisjes së hetimit të rastit “Reket”, pasi sipas deklaratave të vetë denoncuesit të rastit, kryeministrit Zoran Zaev ka qenë Kamçevi ai i cili është ankuar për reketim. Reketimi dyshohet të jetë bërë nëpërmjet Katica Janevës, në atë kohë kryeprokurore e Prokurorisë Speciale Publike, e cila udhëhiqte me lëndën “Perandoria”.

Edhe pse kishte të dhëna se “Perandoria” është dëmtuar për shkak të përpjekjes së Janevës që i njëjti të ndalojë, sepse në “Reket” nisi hetimi ndaj saj, sërish rasti është duke u vazhduar, sepse sipas hetimit, përpjekja e Janevës për ta liruar Kamçevin ishte e pasuksesshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button