Ministria e Ekologjisë për rastin në “Ohis”: Situata është në kontroll

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (Ekologjisë) ka njoftuar se situata në “Ohis” është vënë në kontroll dhe se nuk ka vend për panik, transmeton Portalb.mk.

“Bazuar në informatat e fundit që i kemi marrë nga shërbimet inspektuese, e informojmë publikun se gjendja në “Ohis” tërësisht është në kontroll dhe se nuk ka vend për panik”, thanë nga Ministria.

Më tej, ata kanë njoftuar se hapësira në të cilën është derdhur lënda helmuese, tashmë është pastruar dhe mbështjellë me peletë, të cilat do të largohen nesër.

Nga atje, kanë njoftuar se inspektimi do të vazhdojë edhe nesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button