Lulzim Basha akuzohet për falsifikim dokumentesh

Në Tiranë, dy prokurorë të prokurorisë së kryeqytetit kërkuan sot dërgimin në gjyq për “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve” kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe lir Dervishin, njofton Koha.net.

Në të njëjtën kohë prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergj Tako paraqitën një kërkesë për pushimin e akuzës për pastrim të produkteve ose veprimtarisë kriminale.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u thirr nga prokuroria 6 muaj më parë në cilësinë e të pandehurit për t’u njohur me akuzën lidhur me hetimin e nisur për pagesat e bëra për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Basha ka bërë përgjegjës kryeministrin Rama që, sipas tij “me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër tij, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike”.

Çështja e pagesave për lobim të kryera nga ana e PD-së u hap në nëntorin e vitit 2017, kur firma lobuese amerikane “Muzin Capitol Partners” plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë.

Sipas deklarimeve të kompanisë ‘Muzin’ ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga Basha, të jetë paguar nga partia e tij. Partia Demokratike nuk ka pranuar asnjëherë lidhjet me firmën ‘Biniatta Trade LP”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button