Spasovski: Janeva ishte e dyshimtë që kur arrestonte dhe lironte të dyshuar

Kritikën ndaj Katica Janevës, ish shefen e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) e bëra që në janar të këtij viti për arrestimin e disa të dyshuarve të caktuar dhe lirimin e tyre. E bëra atë kritikë sepse kisha njohuri të caktuara për atë, ndërkaq është shumë lehtë në momente të tilla prokurorët të reagojnë dhe të thonë që secili ta shohë punën e vet, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistë për Kanal 5.

“Zërat se Orce Kamçev nuk mund të lihet në paraburgim, e më pas të lihet të shkojë në shtëpi, sipas meje është e mjaftueshme për të dyshuar se ka diçka që nuk shkon. Nuk mendova se Janeva do të vijë në këtë pozitë, sepse sipas përgjegjësisë që e mori për të përmbushur qëllime të caktuara, nuk guxon t’ja lejojë vetes atë, sepse ka përgjegjësi ndaj qytetarëve. Këtu bëhet fjalë për institucion i cili duhej seriozisht t’i kundërvihet krimit. Ai institucion jo se nuk e përmbushi pritjen, bënë shumë punë të mira të cilat i shohim përmes lëndëve që i zhvillojnë. Në bazë të atyre hetimeve të cilat i zhvillojnë prokurorët nga Prokuroria speciale ka aktgjykime dhe do të ketë aktgjykime dhe askush nuk mund ta evitojë atë përgjegjësi”, tha Spasovski.

Në lidhje me Ligjin për prokurorinë publike, ministri Spasovski tha se Qeveria nuk ka me kë të negociojë, pasi sipas tij, opozita nuk niset prej parimeve të njëjta në lidhje me miratimin e ligjit.

Përndryshe, sot u njoftua se në tërësi është miratuar akuza për rastin “Reket”, në të cilin të akuzuara janë, Bojan Jovanovski (Boki 13), Zoran Milevski-Kiçeec dhe ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva

Përndryshe, në rastin “Reket, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna MandiqKristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button