Derisa barteshin mbeturinat kimikale nga “Ohisi” u derdhën, duke u pastruar u shpërndanë dhe ndotën ajrin

Derisa ndërmarrja përgjegjëse “Ecocenter 97” bartte mbeturinat kimikale në gjendje të lëngshme nga “Ohisi”, ato janë derdhur. Gjatë përpjekjes për të pastruar me cisternë, lëngu kimikal është shpërndarë dhe ka ndotur ajrin, i cili ka rezultuar me djegie të rrugëve respiratore të qytetarëve dhe djegie të syve, transmeton Portalb.mk.

Nga inspektorati kanë njoftuar se është kryer kontroll, dhe mostra nga lëngu i derdhur do të dërgohet për analizë jashtë Maqedonisë së Veriut, ndërkaq organizatat ekologjike kanë kërkuar sanksionim të ndërmarrjes transportuese të mbeturinave kimikale.

Krahas Inspektoratit, në vendin e ngjarjes kanë kontrolluar edhe shërbime të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Njësiti i Armatës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtje atomike, biologjike dhe kimike.

Rasti është raportuar nga vetë qytetarët, ndërkaq, për këtë ka reaguar edhe iniciativa “O2”.

“Pyetje deri te të gjithë kompetentët, veçanërisht Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor: Pse ndërmarrja “Ecocenter 97″ nuk ka denoncuar sipas protokollit, në bazë të së cilit duhet të veprohet në raste avarisë?”, pyetën nga “O2”.

Ata kanë risjellë në kujtesë rastin e “zverdhimit” të lumit Vardar, ku nuk reaguan inspektorët sepse kishin qenë në udhëtim zyrtar.

“O2” ka kërkuar dënim sa më të lartë për “Ecocenter 97” dhe testim të mënyrës së punës së tyre.

Nga ana tjetër, drejtori i ndërmarrjes në fjalë, Vllado Momirovski për Televizionin “TV 24”, ka deklaruar se hapësira ku është dergjur materiali helmues është pastruar dhe se nuk ka rrezik dhe të lënduar.

“Nuk ka rrezik. Nuk ka të lënduar. Ka përfunduar gjithçka, gjithçka është grumbulluar në kazanë, kazanë specialë, të gatshme për transport. Ventili është sanuar, ja të punësuarit e mi tashmë janë larguar, gjithçka ka përfunduar”, tha Momirovski.

Thuhet se bëhet fjalë për 6 tonelata lëng toksik, ndërkaq, nga Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor sqaruan se derdhja ka ndodhur në një lokacion ku një firmë nga Shkupi ka ripaketuar dhe larguar kimikate historike të cilat janë të papërdorshme dhe të mbetura nga fabrika e mëparshme, ndërsa të cilat eksportohen jashtë vendit. Ka rrjedhur ujë nga një cisternë në të cilën paraprakisht është deponuar metil akrilat monomer. Gjatë larjes së cisternës ka lëshuar një valvulë dhe lëngu është derdhur një një lloj vaske betoni e cila është jashtë objektit dhe për këtë është ndjerë aromë kundërmuese në rrethinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button