Gabimet më të shpeshta gjatë grimit

Shumica e femrave bëjnë gabime të mëdha kur bëjnë grimin, ndërsa që ekspertët dhe artistët e grimit ju këshillojnë si t’i shmangni këto gabime.

Buzëkuqi 
Jo vetëm se shpejt hiqet, por pas vetes lë shenja të ndotjes që ndikon shumë neveritës. Në mënyrë që të mos ju ndodh kjo, para se ta vëni atë në buzë me gishtin e dorës së pari vendosni pak pudër, e më pas me lapsin me ngjyrë të njëjtë me buzëkuqin theksoni buzët e krejt në fund vëni buzëkuqin: Në këtë mënyrë do ta ndaloni ndotjen.

Bojëkuqi tepër i fortë apo i zbehtë 
Shumica e femrave nuk kanë ndonjë masë kur është në pyetje vënia e bojëkuqit, ose vendosin tepër shumë ose e vendosin tepër pak. Në mënyrë që të mos i gaboni nuancat më së miri do të ishte të blinit bojëkuq në formën e topthave, me ngjyra të ndryshme dhe ta mbani me vete në çantën tuaj. Në mëngjes vendosni sasi më të vogël, ndërsa që gjatë ditës shtoni edhe pak dhe do të dukeni e freskët.

Ngjyra e pabarabartë e tenit 
Femrat pudrën kryesisht e vendosin në ballë, nofulla dhe hundë duke harruar qafën, mjekrën dhe hapësirat përreth hundës dhe buzëve. Kjo nuk do të ndodh nëse me kujdes dhe në sasi më të pakta vendosni pudër, qafë si dhe në dekolte kur të vishni bluza me dekolte./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button