Ky është kryetari “i çmendur” që shpenzoi 46 mijë dollarë për një gaforre (FOTO)

Një gaforre është shitur për 46 mijë dollarë në Japoni. Krijesa e detit kishte këtë vlerë të lartë pasi ishte 14.6 metra e gjatë dhe peshonte 1.2 kg, transmeton OraNews.

Gaforrja e borës u ble nga Tetsuji Hamashita, presidenti i një kompanie prodhimesh deti. Ai bëri këtë blerje me qëllim që t’ia shërbejë të pasurve në restorantet më luksoze të Tokios.

“E di që çmimi është tej mase i lartë, por kështu e do zakoni. Megjithatë jam i sigurt që gaforrja e justifikon çmimin”, tha Hamashita për CNN.

Shitja e gaforres së borës theu rekordin Guinnes që mbahej nga një tjetër gaforre e shitur në Japoni vitin e kaluar për 18 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button