Ben Affleck komplimenton J-Lo, çmendet Garner

Aktorja thuhet se krejtësisht ishte çmendur kur bashkëshorti i saj, Ben Affleck, deklaroi që ende është në kontakt me ish-të dashurën Jennifer Lopez, raporton Reuters.

“Duke lexuar lavdet e Benit të bëra në drejtim të Jennifer Lopez, ajo është çmendur krejtësisht,” tha një burim i afërt me aktoren, duke shtuar që “ulërinte në drejtim të tij se e kishte bërë budalla. Jen gjithmonë është ndier e kërcënuar nga marrëdhënia e pasionuar e Benit me J.Lo. Kur lexoi që Beni e kishte lavdëruar edhe publikisht, thjesht ka shpërthyer. Pas kësaj, Jeni ra në depresion, nga i cili nuk e kanë nxjerrë as komentet e pamenduara mirë të Benit,” tha një burim që e njeh aktoren 40-vjeçare.

Aktori 40-vjeçar ka filluar romancën me këngëtaren latino-amerikane J-Lo në vitin 2002. Ata njoftuan po atë vit se janë fejuar kur këngëtarja u paraqit në një rast me një unazë prej diamanti 6.1 karatësh. Ata madje caktuan datën e martesës për 2004, por gjithçka u shkatërruar vetëm pak kohë pasi u fejuan, për shkaqe ende të panjohura.

Affleck sot është i martuar me Garnerin, me të cilën ka madje tre fëmijë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button