U prezantuan propozim-ndryshimet për njësit zgjedhore dhe listat e hapura

Sot u prezantuan dy propozimet në lidhje me procesin zgjedhor, për një njësi zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në prill, dhe lista të hapura për zgjedhjet e ardhme lokale, që do të mbahen vitin e ardhshëm, transmeton Portalb.mk.

“Në propozimin e parë ne kërkuam që të ndryshohet nga gjashtë në një njësi zgjedhore, ndërsa në propozimin e dytë lista ta hapura për zgjedhjet lokale, numër të barabartë të grave dhe burrave në zgjedhjet lokale dhe parlamentare”, deklaroi deputetja Liljana Popovska.

Sipas Popovskës, është siguruar numri i deputetëve mbi 61 deputet nga LSDM dhe partitë tjera për votimin e këtyre ndryshimeve në Kuvend.

Partia e kryeministrit në largim Zoran Zaev, LSDM vazhdon të mbështet  qëndrimin për një listë zgjedhore. Ndërkohë, partia opozitare VMRO-DMPNE akoma nuk ka marrë vendim përfundimtar në lidhje me propozimin për ndryshimet zgjedhore.

LEXO: RMV, ndryshim i modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore me ose pa konsensus
LEXO: LSDM për model zgjedhor me një njësi zgjedhore, por me lista të mbyllura
LEXO: Mickoski është për 120 njësi zgjedhore, pret koncesione nga pushteti rreth ligjit për PSP-në

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button